FSK-ja merr ofertë nga SHBA-të, për shkollim në Akademinë Detare të SHBA-së

13:58 | 8 Tetor 2021
S D

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri të ditur se kanë pranuar ofertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkollim në Akademinë Detare, transmeton arbresh.info.

Mehaj ka shkruar se kjo është një një mundësi e shkëlqyer për shkollim në programin akademik të Marinsave të SHBA-së dhe në programin e Sigurisë Kibernetike.

“Ne nuk kemi forca detare, por kjo është një mundësi e shkëlqyer për shkollim në programin akademik të Marinsave të SHBA-së dhe në programin e Sigurisë Kibernetike’, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë;

Edhe një lajm i mrekullueshëm!
Të nderuar të rinj e të reja,
Ju njoftojmë se, nga miqtë tanë amerikan, pas ofertave të mëhershme për shkollim në Akademitë Ushtarake West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore, sot kemi pranuar edhe ofertën për shkollim në Akademinë Detare të SHBA-së.
Ne nuk kemi forca detare, por kjo është një mundësi e shkëlqyer për shkollim në programin akademik të Marinsave të SHBA-së dhe në programin e Sigurisë Kibernetike.
Siç ju kemi njoftuar edhe më herët, Ministria e Mbrojtjes, bazuar në ofertën e mëhershme dhe të tashmen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 11.10.2021 deri më 25.10.2021, do të shpall konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në këto tri akademi tejet prestigjioze.
Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes për shkollim në këto akademi, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, do të ju njoftojmë në shpallje të konkursit.
Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me partnerët amerikan, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces fer dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen Më të mirët prej më të mirëve.
Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për SHBA-në për mbështetjen e parezervë dhe të pazëvendësueshme për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme