Kreu i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që në luftë kishtë nofkën “Smajli” ka kujtuar heroin Abedin Rexha me nofkën “Sandokani”.
“E kërkoi lirinë e u bë ndërtues i saj. Lavdi e përjetshme Hero Abedin Rexha”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Abedin Rexha ishte luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, guximtar e sypatrembur deri në vdekje, për çka dhe bashkëluftëtarët e tij e quajtën “Sandokan”.
Në fillim të gushtit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Abedin Rexhën e kishte caktuar Komandant të Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës.
Gjatë muajve gusht-shtator 1999, komandant Sandokani luftoi pa iu trembur syri në shumë fushëbeteja. Dhe pikërisht në kulmin e ofensivave me përmasa të gjera shfarosëse nga forcat serbe, në të gjitha zonat Operative të UÇK-së, e veçanërisht në Zonë të Drenicës më 8 tetor 1998, komandanti Abedin Rexha – Sandokani, vritet në pyjet e fshatit Kllodernicë të Skënderajt./arbresh.info/
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor