Gazetarët Maria Ressa dhe Dimitri Muratov kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe, njoftoi Komiteti Norvegjez i Nobelit.
Gazetarëve iu është dhënë së bashku Çmimi Nobel i Paqes për vitin 2021 për raportimin e tyre hetues në Filipine dhe Rusi, ku ata kanë punuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Maria Ressa është një gazetare filipino-amerikane, bashkëthemeluese dhe shefe ekzekutive e Rappler, e cila i kaloi dy dekada si reportere investigative në Azinë juglindore.
Kujtojmë se, fituesi i vitit të kaluar i Nobelit dhe fitues i çekut prej 1 milion dollarësh ishte Programi Botëror i Ushqimit për përpjekjet e tij për të luftuar urinë globale, veçanërisht në zonat e konfliktit. / arbresh.info/
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...