Posta e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF, dhe Ministrinë e Shëndetësisë, ka bërë promovimin e pullës postare “Vaksinohu-shpëto jetë”, shkruan arbresh.info.
Çështja e vaksinimit mbetet pikë kyçe e Kosovës, po ashtu edhe vendeve të botës e pikërisht për këtë Posta e Kosovës në mënyrë që të ngrit vetëdijesimin e popullatës ka vendosur që ta bëjë përmes pullës postare.
Ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Postës së Kosovës, Fakete Kadiu, shprehi mirënjohjen e saj në lidhje me këtë bashkëpunim.
“Kam nderin që sot ta prezantoj projektin më të rëndësishëm, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNICEF-in. Këto pulla postare kanë për qëllim vetëdijesimin e popullatës, që imunizimi është e vetmja mundësi që t’i shpëtojmë”, tha Kadiu.
Zëvendësministri i Shëndetësis, Asim Berisha, përgëzoi po ashtu këtë vendim dhe se rruga drejt vaksinimit është më e rëndësishmja tani tha ai.
“Ne e falënderojmë postën që po na ndihmojnë të tejkalojmë këtë proces të vështirë për të gjithë. Nga statistikat e fundit mund të ju them që rreth 13 mijë vaksina janë administruar tek grat shtatzëna, që për ne është mjaftë e rëndësishme”, tha Berisha.
Larisa Bruum nga UNICEF-i vlerësoi si mjaftë të rëndësishëm vaksinimin e grave shtatzëna apo gjidhënëse.
” Është mjaft e rëndësishme që jemi këtu që të kontribuojmë për një temë kaq të veçantë. Unë isha në një vizitë së fundi në Muzeun e Kosovës, dhe aty bisedova me disa persona dhe ndamë disa fjalë në lidhje me këtë çështje. Çështja e gjidhënies është mjaftë e rëndësishme pavarësisht se kush jemi ne, në njërën anë jemi duke festuar javën e gjidhënies, ndërsa në javët e fundit kampanja e vaksinimit tek nënat është mjaft e rëndësishme. Normal që ka pasur edhe të brengosur më lidhje me çështjen e vaksinimit tek shtatzënat dhe nënat gjidhënëse. Vaksinimi i grave shtatzënë është edhe një mbrojtje e fëmijëve dhe mundëson një gjeneratë më të shëndetshme”, tha Bruum.
Blerta Arifi nënë e dy vajzave është e vaksinuar me dy dozat.
“Unë jam ai personi është që gjithmonë i motivoj nënat e reja, për të gjithë si një nënë e re jam e vaksinuar”, deklaroi Arifi.
Edhe Albiana Shurdhani tha se pavarësisht shtatzënisë ajo është vaksinuar.
“Jam nën e tre fëmijëve, e vaksinuar me dozën e parë, dhe shtatzënë, andaj ju them që të mos hezitojnë, të vaksinohen sa më shpejt”, bëri thirrje ajo.
Aty u ndanë edhe mirënjohje me stemën e pullës postare, për zëvendësministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Asim Berisha, si dhe përfaqësueses së zyrës se UNICEF-it, Larisa Bloom, duke i falënderuar përzemërsisht për bashkëpunimet e tyre të vazhdueshme./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?