Asnjë pacient me Covid-19 në spitalin e Pejës dhe të Vushtrrisë

10:03 | 8 Tetor 2021
A. B.

Spitali i përgjithshëm i Pejës dhe Spitali i përgjithshëm i Vushtrrisë, nuk kanë në trajtim asnjë pacientë me COVID-19.

Rënie të ndjeshme të rasteve ka edhe në spitalet e tjera, por edhe në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Bazuar në raportin e datës 8 tetor 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 106 pacientë, prej tyre 73 me oksigjeno-terapi dhe 6 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 29 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 9 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

Spitali i Ferizajt, 18 pacientë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme