Një fëmijë vetë plagoset aksidentalisht me armë

09:23 | 8 Tetor 2021
arbresh.info

Një fëmijë është vetë plagosur aksidentalisht me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës, shkruan arbresh.info.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Keqekollë, Prishtinë, 06.10.2021 –Raportohet se aksidentalisht është vetë plagosur me armë zjarri personi mashkull kosovar, i mitur. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale, është konfiskuar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme