Google ADS

Mot i vranët me shi dhe me borë do të mbaj sot në Kosovë

07:12 | 8 Tetor 2021
S D

Sot dhe nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës.

Në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s, njofton IHMK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme