Franca ka mbyllur çdo gjë në minutën e fundit të ndeshjes së gjysmë finales së Ligës së Kombeve.
Autori i golit të fundit ishte Theo Hernandez cili me një goditje bombastike drejt portës së belgeve përmbysi rezultatin në 2-3.
Goli i parë i ndeshjes ishte për belgët ku golin e shënojë Yannick Carrasco në minutën e 37-të.
Kurse golin e dytë e shënojë Romelu Llukaku në minutën e 40-të.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 2-0 në favor të belgëve.
Lexo edhe:
Përfundon pjesa e parë, Belgjika me dy gola të shpejtë ndaj Francës
Ndërsa në pjesën e dytë, francezët kanë ndezur motorët e tyre, ku në minutën e 62-të kanë shënuar gol, autor i golit ishte Karim Benzema.
Kurse në minutën e 69-të, gjyqtari pas një konsultimi me sistemin VAR, ka akorduar një penallti për Francën, të cilën e ka ekzekutuar Kylian Mbappe dhe është treguar i saktë nga pika e bardhë duke e barazuar rezultatin në 2-2.
Lexo edhe:
Në minutën e 87-të Romelu Lukaku ka shënuar gol përsëri për Belgjikën, por golin e ka anuluar sistemi VAR përshkak të pozitës jashtë loje.
Ndërsa në minutën e fundit, Franca e shënojë një super gol.
Autori i Golit ishte Theo Hernandez.
GOOAL THEO HERNANDEZ pic.twitter.com/RNUJqHk0Wo
— Milan Posts (@MilanPosts) October 7, 2021
Ndeshja ka përfunduar në favor të Francës me rezultat 2-3.
Tashmë janë bërë të ditur dy finalistës e finalës së Ligës së Kombeve, dhe ata janë Spanjë – Francë.
Finalja do të luhet më 10 tetor në stadiumin “San Siro” në Itali./arbresh.info/
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...