Trajneri i Klubit Futbollistik “Gjilani” ka reaguar së fundmi mbi humbjen e Kosovës ndaj Republikës Çeke.
Munishi ka theksuar se “Dardanët” po kanë probleme të mëdha që të fitojnë ndonjë ndeshje.
“Sa kuptoj une në futboll me atë qfarë kam parë gjatë këtyre ndeshjeve të Kombëtares së Kosoves U21 , nëse ne arrijmë të marrim pikë ma shumë se edhe një Kombëtare tjeter përveq Andores duhet të bëjmë mrekulli”, shkroi trajneri.
Ai tutje ka shtuar se Muhamed Dubova, lojtar i skuadrës së tij, është doktor shkence për shumë lojtarë aty.
“Nëse doni të dini më shumë rreth aftësive të Dubovës, ju ftoj t’ia dërgoni ftesën zotërinj të nderuar. Masi nuk dini pytni pra sepse Kombëtarja nuk eshte ekip i lagjes sikur që u duk sonte. #unebiriytkosovë#”, ka shkruar në llogarinë zyrtare në “Facebook”.
Kosova U21 ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Çekisë, me rezultat minimal 1-0.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I