Google ADS

Lajçak merr mbështetje nga ambasadorët evropianë për dialogun Kosovë-Serbi

21:47 | 7 Tetor 2021
Përparim Bublaku

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë mbështetje sa i përket përpjekjeve të tij për dialogun ndërmjet dy vendeve nga me ambasadorët evropianë, në
Kombet e Bashkuara, në një takim të mbajtur në New York.

Përmes një postimi në Twitter nga ambasadorët evropiane, thuhet Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, shfaqi angazhimin e fortë të BE-së për partneret.

“Faleminderit Miroslav Lajçak për shkëmbimet e shkëlqyera me ambasadorët e BE-së në nisje të vizitës në Kombet e Bashkuara. Mbështetje e plotë për përpjekjet tuaja për përparimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Samiti BE-Vendet e Ballkanit Perëndimor i kësaj jave shfaqi angazhimin e fortë të BE-së për partnerët tanë të afërt”, thuhet nw postim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme