Google ADS

Studentët kundërshtojnë shtyrjen e hapjes së universiteteve

21:31 | 7 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Erzen Balliu studenti i vitit të dytë në fakultetin e infermierisë në Elbasan e gjen veten në të njëjtën situatë me vjet, teksa ministria e arsimit njofton sërish shtyrjen e vitit të ri akademik për në 18 tetor. Ndërkohë që ai tregon se ndryshimi i datës së hapjes së universiteteve po ju shton shpenzimet.

Kam paguar qiranë, dy javë më ikin dëm. Por isha dhe në marrëdhënie pune dhe u detyrova e lashë që të përgatitesha për universitetin. Dhe ja ku ndodhemi prapë me ndryshimin e datës së nisjes së vitit të ri akademik. Shpresoj të mos zgjas më shumë kjo shtyrja si dhe të mos përfundojmë online.

Studentët kanë frikën se ky vendim mund të ndryshojë sërish, por çfarë kërkojnë me ngulm është të kthehen në auditore./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme