Vdekja e gruas në Malishevë, familja dyshon se shkaktar është vaksina anti-Covid

19:18 | 7 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Një grua në Malishevë ka vdekur të enjten. Ajo është dërguar pa shenja jete në QKMF e kësaj komune.

Siç njofton Policia e Kosovës, nga mjeku kujdestar nuk vërejt ndonjë element dyshimi për vdekjen, por familjarët dyshojnë se vdekja erdhi nga vaksina anti-Covid.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, për arbresh.info tha se me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 17:00, nga QKMF-e Malishevë është njoftuar Stacioni policor se nga familjaret e saj ishte sjellë një person – femer pa shenja jete. Rastit i është përgjigjur patrulla policore dhe njësia e hetimeve S.P. Malishevë, sipas mjekut kujdestar nuk vërehet ndonjë element dyshimi rreth vdekjes por ne kontakt me familjaret e viktimës të njëjtit deklarojnë dhe dyshojnë se shkaktar i vdekjes mund te jetë vaksina Anti Covid-19 te cilen viktima e kishte marrë para tre dite në QKMF Malishevë. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda ku me urdhër te tij rasti cilësohet si me lartë dhe trupi i pa jetë i viktimës merret nga instituti i mjekësisë ligjore ne Prishtinë për obduksion. Hetimet ne vijimësi”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme