Qytetarët të mllefosur për pamundësinë e aplikimit për vizë në Gjermani: Po presim që 4 muaj

18:03 | 7 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Shumë qytetarë nga Kosova, nuk kanë mundur të aplikojnë për vizë në Gjermani, ndonëse termini për aplikim për muajin tetor ishte hapur sot.

Por, aplikimi ka qenë i pamundur për shumë kë.

Një qytetar ka dërguar foto në redaksinë e arbresh.info, i cili ka treguar që është duke tentuar që 4 muaj për aplikim.

Madje ai thotë se në linkun e ambasadës për aplikim për vizë, edhe pas plotësimit të dhënave, ato nuk pranohen.

Termini për aplikim për vizë në Gjermani ka qenë i hapur vetëm gjatë ditës së sotme./arbresh.info/

https://www.arbresh.info/lajmet/7-mbyllet-per-kete-muaj-aplikimi-per-termin-ne-ambasaden-e-gjermanise/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme