Google ADS

Avokati tenton të fusë para për klientin e tij në paraburgim, ndalohet nga stafi

16:54 | 7 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Sot, rreth orës ‪15:00 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Zyrtarët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë vërejtur se avokati, A.B, në xhepin e palltos së tij kishte të paketuara dhe të lidhura me lidhëse prej llastiku një sasi të konsiderueshme të parave (euro), për të cilat dyshohet se tentonte t`i fuste brenda qendrës.

Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka lokalizuar provat materiale.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin../arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme