Kosova dhe Sllovenia kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në rast të fatkeqësive natyrore.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Brendshëm i Kosovës dhe homologu i tij slloven.
“Marrëveshja rregullon kushtet kornizë për bashkëpunim në parandalimin e fatkeqësive dhe gatishmërinë për ofrimin vullnetar të ndihmës reciproke në rast fatkeqësish në territorin e palës tjetër, dhe forma të tjera të bashkëpunimit të ndërsjellë. Bashkëpunimi midis palëve do të ndjekë parimet e reciprocitetit dhe do të kryhet brenda kapaciteteve të palëve.
Me marrëveshjen e nënshkruar, bashkëpunimi mes dy vendeve do të zhvillohet në fusha të ndryshme. Përveç mbrojtjes nga fatkeqësitë dhe ndihmës për shpëtimin dhe lehtësimin e fatkeqësive, marrëveshja gjithashtu parashikon bashkëpunim në shkëmbimin e njohurive shkencore dhe teknike dhe transferimin e ekspertizës për mbrojtjen nga katastrofat, edukimin dhe trajnimin e personelit të përfshirë në aktivitetet e mbrojtjes dhe shpëtimit, zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve mbrojtëse dhe të shpëtimit. Të dy vendet gjithashtu do të bashkëpunojnë edhe në informimin e njëri -tjetrit në lidhje me rreziqet e aksidenteve dhe pasojat e tyre”, thuhet në komunikatë.
Pas marrëveshjes, ministri Sveçla i shoqëruar nga zëvendësministri Gashani, ka zhvilluar një bisedë me ministrin Toni ku është diskutuar për rëndësinë e kësaj marrëveshje si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme ndërmjet dy shteteve.
Në fund, me ftesë të z. Toni, ministri Sveçla së bashku me zëvendësministrin Gashani morëm pjesë në ceremoninë e mbylljes së ushtrimit ndërkombëtar “Siquake 2021” që po zhvillohet në Lubjanë. Gjatë kësaj ceremonie, patën mundësinë të zhvillojmë bisedë edhe me Komisionerin Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič./arbresh.info/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...