Google ADS

Mediat ruse, Vuçiq po paguan korrespondentë dhe aktivistë për të propaganduar karshi Putinit

14:45 | 7 Tetor 2021
A. B.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka punësuar korrespondentë dhe aktivistë për të propaganduar çdo hap në Rusi karshi presidentit Vladimir Putin, thuhet në një shkrim të botuar nga media Regnum.

Regnum thekson se këta propagandistë i japin publikut përshtypjen se marrëdhëniet serbo-ruse janë më të mirat në histori dhe se Vuçiq gëzon besim të madh te Putini.

“Aleksandar Vuçiç ka punësuar promovuesit e tij të përhershëm në Rusi – disa gazetarë dhe aktivistë – që vlerësojnë çdo hap të presidentit serb para publikut rus, për fat të keq, të cilët nuk dinë shumë për natyrën e sundimit të tij në Serbi. Këta propagandistë i japin publikut serb përshtypjen se marrëdhëniet serbo-ruse tani janë më të mirat në histori dhe se Vuçiq gëzon besim të madh te Putini dhe në të gjithë aparatin shtetëror rus”, thuhet në shkrim.

Kjo medie shprehet se marrëdhëniet serbo-ruse në periudhën e Vuciqit janë më të këqijat në historinë e këtyre dy vendeve.

“Në lidhje me iluzionin e cilësisë së marrëdhënieve serbo-ruse, gjatë sundimit të Vuçiq janë më të këqijat në histori. Vetëm në dy vitet e fundit, Beogradi zyrtar i shiti armë Ukrainës për luftën në Donbass dhe ka akuzuar Ambasadën ruse në Beograd për një rast spiunazhi. Përveç kësaj, tabloidët të afërta me pushtetin kanë akuzuar Rusinë për organizimin e protestave të opozitës verën e kaluar në Beograd”, vijon shkrimi i Regnum.

Gjatë bllokadës në veri të Kosovës, ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko së bashku me ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviq kishin vizituar trupat ushtarake të Serbisë që gjenden në Rudnicë, afër kufirit.

Deputeti i Partisë Progresive të Serbisë që udhëhiqet nga Vuçiq, Dragan Shormaz kishte thënë se me këtë veprim Rusia po e destabilizon gjithë rajonin.

Të ngjashme