Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj akuzave të opozitës për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve duke deklaruar se nëse dikush do të dëgjonte retorikën e opozitës në Kuvend dhe mos t‘i njihte si personazhe politikë do të mendonte se ishin mbeturina të Partisë së Punës dhe jo përfaqësues të një parti të djathtë pro tregut të lirë. Gjithashtu kryeministri theksoi se çmimi i naftës dhe benzinës sot është më lirë se në vitin 2013, kur Partia Demokratike u largua nga pushteti.
“Keni 8 vite që përsëritni të njëjtën gjë, duke marrë të njëjtin rezultat. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes sajesave për masakra elektorale. Aty ju kam gjetur, aty do ju lë nëse vazhdoni të përsëritni të njëjtat gjëra duke i marrë shqiptarët për budallenj.
Dje në samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor të gjithë kryefjalën e shqetësimit kishin çfarë mund të bëjmë së bashku, siç bëmë me pandeminë për të përballuar fortunën e krizës energjetike. Ju i thoni shqiptarëve që Shqipëria nuk ka lidhje me çmimet ndërkombëtare. Del Shqipëria në treg për të blerë energji apo jo?
Ju i thoni shqiptarëve që fatura e energjisë është më e lartë në rajon, që është totalisht e pavërtetë. Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe për të cilin ju me të drejtë jeni krenarë që ishit pararoja kemi vendosur të kalojmë në lirinë e tregut kapitalist dhe rritja e çmimeve në bursë nuk pyet as se Spanja ka më shumë, as se Shqipëria ka më pak. Ju, partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut, dukeni si mbeturina të partisë së punës nga mënyra si flisni. Konceptet tuaja janë mbetura të sistemit të vjetër”, tha Rama.
Kjo deklaratë e Ramës ka sjellë irritimin e opozitës ku shumë deputetë kanë ngritur zërin dhe nuk kanë munguar as ofendimet. Deputeti demokrat Belind Këlliçi i është drejtuar Ramës me fjalën “idiot”, ndërsa kryeministri Rama ka preferuar që të vazhdojë fjalën e tij pa replikuar me ta. Më tej, Rama nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar opozitën se po përsërit të njëjtën gjë prej 8 vitesh dhe kjo sipas tij nuk do t’i shpëtojë nga humbja.
“Aty ju kam gjetur, aty do ju lë nëse vijoni të përsërisni të njëjtën gjë duke i marrë shqiptarët për budallenj. Kjo është zgjedhja juaj. Aq më pak kur jeni në një garë kush është kukulla e kush është pengu, e kush s është as kukull as peng,” tha Rama. /shekulli
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë