Google ADS

Nuk ka ndodhur kurrë më parë në Evropë, mbi dy metra shi ranë në Itali brenda 12 orëve

10:47 | 7 Tetor 2021
A. B.

Një sasi e madhe reshjesh shiu kanë rënë këtë javë në një pjesë të Italisë. Të hënën një seri stuhish sollën sasi të konsiderueshme shiu në pjesën veriperëndimore të vendit që nuk ishin parë më parë në të gjithë Evropën.

Sipas raportimeve, të paktën 742 mm shi ra në vetëm 12 orë. Në qendër të kësaj sjellje jo të zakontë të motit ishte provinca e Xhenovas, shkruan cnn transmeton arbresh.info

Dhjetëra qytetarë janë evakuuar pas raportimeve për rrëshqitje dheu dhe përmbytje ndërsa në qytetin e Quiliano-s u rrëzua një urë.

Moti me shi nuk një gjë e pazakontë në këtë pjesë të Italisë pasi në këtë rajon bien mesatarisht 1,200 mm shi në vit.

Megjithatë, stuhia në fjalë lëshoi 750 mm shi në vetëm 12 orë duke vendosur rekordin e ri në Evropë për një periudhë 12 orësh, sipas një eksperti të motit ekstrem Maximiliano Herrera. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme