Masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, për subvencionimin e kredive konsumuese janë masa mjaftë të vogla për subvencionim.
Shuma maksimale në vlerë prej 300 euro për subvencionim është një shumë minimale që e mbulon Qeveria e Kosovës.
Sipas ekonomistëve këto masa të cilat janë marr për bazë nga Qeveria e Kosovës janë masa jo të analizuara mirë, sepse në një mënyrë janë marrur që të ngritët kërkesa agregate, por kjo kërkesë nuk mund të rritet me masa të tilla.
Ekonomisti, Medain Hashani, vlerëson se në mënyrën që është paraparë ky subvencionim është mjaft i vogël për të bindur qytetarët që të marrin kredi sepse kjo vetëm se sa do t’i ngarkonte qytetarët me obligime shtesë.
“Për të kuptuar qytetarët më mirë do të sqaroj nëpërmjet një shembulli: nëse një qytetar do të marri kredi në shumë prej 10.000 € me interes mesatar 6 % në vit për 5 vite, kësti që do të paguaj në muaj është 193 €, ndërsa shuma që e subvencionon Qeveria është vetëm 300 €, nga kjo masë 2 këste nuk mund të mbulohen me masën stimuluese. Shtrohet pyetja pse unë si qytetar do të stimulohesha për të marrur kredi, kur Qeveria më subvencionon vetëm 300 € ndërsa vetëm interesi që duhet të paguaj pa borxhin kryesor është 1.600 €”, thotë Hashani.
Ndërsa, ekonomisti, Safet Gerxhaliu shpreson që këto fonde do të rriten në të ardhmen edhe më shumë.
“Duhet të kuptohet që rimëkëmbja ekonomike duhet të jetë prioritet i institucioneve në qoftë se bëhet një analizë më krahasuese me vendet e rajonit në këtë drejtim, andaj çdo ndihmë është e ardhur në këtë drejtim. Më në fund qeveria e ka pa te arsyeshme që të ndajë këto 10 milionë euro, por brenda viti 2021 janë shpërndarë shumë pak mjete. Kjo është një përvojë e vendeve të rajonit dhe vendeve evropiane. Shumë që është ndarë nuk kemi arsye për kënaqësi, por një vendim që duhet të përshëndetet me shpresë që këto fonde do të rriten në të ardhmen edhe më shumë”, thotë ai.
Kujtojmë se, me këtë masë synohet mbështetja e likuiditetit familjar, për të mbuluar shpenzimet sezonale familjare, shpenzimet e shkollës, mbylljen e bilanceve të kredit kartelave, apo çfarëdo shpenzimi tjetër që sadopak do të lehtësonte barrën e familjes.
Sipas Ministrit të Financave Hekuran Murati nga kjo masë mund të përfitojnë të gjithë personat që marrin kredi konsumuese deri në shumën 10,000 euro, nga data 1 tetor 2021 e tutje.
Sa është shuma e subvencionimit?
Shuma që përfiton secili aplikues që kualifikohet është 10% e shumës së kredisë, deri në maksimumin prej 300 euro.
Shembull:
Nëse kredia është 1,500 euro, subvencionimi do të jetë 150 euro;
Nëse kredia është 3,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro;
Nëse kredia është 5,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro.
Çka duhet të bëni për të përfituar?
Pasi të keni marrë kredinë nga një institucion financiar i licencuar, duhet të plotësoni formularin për aplikim (i cili do të publikohet ditët në vijim).
Pas konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet në llogarinë bankare të kredimarrësit./A.ZEKA/arbresh.info/
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...