SHBA-ja njoftoi se posedon 3.750 koka bërthamore në rezervat e saj të armëve bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Stoku bërthamor i vendit, të cilin ish-presidenti amerikan, Donald Trump refuzoi ta zbulojë që nga viti 2018, ajo iu zbulua botës nga administrata e Joe Bidenit.
Në raportin e lëshuar nga Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore (NNSA), thuhet se SHBA-ja që nga shtatori 2020 kishte 3.750 koka bërthamore.
“Përmirësimi i transparencës së rezervave bërthamore të shteteve, përfshirë angazhimet sipas Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore dhe përpjekjet ndaj të gjitha llojeve të armëve bërthamore, të vendosura ose të pazbatuara, strategjike ose konvencionale, është e rëndësishme për mospërhapjen dhe çarmatimin bërthamor”, thuhet në raport.
Në raportin ku thuhet se tregon sasinë bërthamore aktive dhe pasive të stokut të përmendur, theksohet se numri i kokave bërthamore në duart e SHBA-së arriti kulmin në fund të vitit 1967 dhe ky numër atë vit ishte 31.255. Në periudhën kur ra Muri i Berlinit në vitin 1989, thuhet se Washingtoni kishte 22.217 koka bërthamore.
Federata e Shkencëtarëve Amerikanë (FAS) kërkoi që qeveria amerikane të zbulojë rezervat e saj bërthamore nga 2018 deri në fund të mandatit të Trumpit, por administrata e Trumpit e refuzoi këtë kërkesë.
Rezervat bërthamore të SHBA-së u zbuluan për herë të fundit në vitin 2018 dhe raportohet se vendi kishte 3.822 koka luftarake që nga viti 2017.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...