Farat e lulediellit janë një nga ushqimet e rralla që duhet t’i kemi vete në shtëpi, sepse nëse hani një grusht fara lule dielli në ditë, mund të ndikojë në tru për të mirë.
Farat e lulediellit janë përdorur në mjeksinë popullore për dekada dhe është veçanërisht i dobishëm për trajtimin e reumatizmit, artritit, forcimin e shikimit dhe ngadalësimin e plakjes falë vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme, transmeton portal arbresh.info
Farat e lulediellit, të cilat përmbajnë vitaminë E, ruajnë shëndetin e sistemit kardiovaskular. Kjo vitaminë zgjeron enët e gjakut dhe parandalon trombozën dhe mbron nga presioni i lartë i gjakut.
Mjekët e përfshijnë atë në terapinë e pacientëve me zemër në fazën e rimëkëmbjes, sepse rigjeneron qelizat dhe shkurton periudhën e dobësimit të organizmit. Dermatologët rekomandojnë një dietë të pasur me vitaminë E, sepse rikthen elasticitetin në lëkurë dhe i bëjnë rrudhat më pak të dukshme.
Vetëm 28 gram fara luledielli të skuqura në vaj sigurojnë 76 përqind të dozës së rekomanduar të kësaj vitamine.
Përveç kalciumit, kockat gjithashtu kanë nevojë për magnez dhe bakër. Të dy mineralet gjenden në farat e lulediellit.
Farat e lulediellit janë të shkelqyeshme edhe për funksionimin e zorrëve.
Përveç rregullimit të punës së tyre, gjithashtu do të përshpejtojë metabolizmin dhe punën e stomakut për shkak të sasisë së madhe të fibrave.
Shumë nutricionistë rekomandojnë që të konsumohen farat e lule diellit në mënyrë që ndiheni të ngopur, sepse janë të pasura me kalori, dhe madje edhe kur hani një duzinë farash, krijohet një ndjenjë e ngopjes. /arbresh.info/
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...