Google ADS

Katër erëza që ndihmojnë me diarrenë

01:17 | 7 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Ushqimet e yndyrshme, mishi pikant dhe konsumimi i ushqimeve të dimrit në kombinim me ushqimin e shpejtë e ngarkojnë trupin, duke çuar në çrregullime të zorrëve, fryrje, dhimbje barku, diarre dhe kapsllëk.

Ushqimi i rëndë, përveç që ndikon drejtpërdrejt në shëndet, problemi që shkakton ndikon drejtpërdrejt edhe në energjinë dhe aktivitetet e përditshme që kryejmë, transmeton portal arbresh.info

Simptomat e para që tregojnë se gjërat nuk janë në rregull me shëndetin tonë shfaqen në forma të ndryshme, prandaj edhe kërkohet që të ndryshohet dieta kur kemi një çrregullim në punën e zorrëve.

Ne ju sjellim katër erëza nga kuzhina, të cilat do të bëjnë që diarreja të zhduket plotësisht.

Kanella

Përzieni gjysmë lugë çaji pluhur kanelle me një filxhan qumësht të ngrohtë, shtoni pak mjaltë, më pas trazojeni dhe pijeni. Kjo pije mund të ndihmojë shumë.

Koriandër

Vendosni farat e korandrit në furrë. Hidhni një lugë gjelle me një filxhan ujë të vluar dhe mbajeni në zjarr të ulët për dy ose tre minuta, lëreni të qëndrojë për 15 minuta dhe më pas kullojeni. Pini një çerek filxhan para çdo vakti.

Qimnon

Kjo erëz stimulon punën e stomakut dhe ka një efekt qetësues tek zorrët. Thërrmoni dhe copëtoni farat e qimnonit, derdhni 250 mililitra ujë të vluar mbi to dhe mbulojini. Lëreni të qëndrojë për disa orë, dhe më pas pijeni atë pa sheqer para se të hani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme