Kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, Bejtullah Deliu, po thotë se qytetarët e kësaj komune, kanë arsye të fortë pse duhet votuar atë në zgjedhjet e 17 tetorit.
Sipas Deliut, kjo meqë nga Partia Demokratike janë kryer punë të mëdha dhe një rrugë të tillë të qeverisjes u shpreh në Edicionin Zgjedhor se do ta vazhdojë edhe ai, përcjell Klankosova.tv.
”Rahoveci ka një arsye shumë të fortë për ta votuar PDK-në dhe mua konkretisht si kandidat i saj. Sepse pikërisht nga Rahoveci kanë filluar subvencione që sot e kësaj dite i gëzojnë bujqit tanë, 1000 euro për hektar, ka qenë gjatë qeverisjes së PDK-së. Shumë punë të mëdha janë kryer gjatë qeverisjes së kandidatëve tanë të PDK-së dhe ky është fakt që unë duhet ta vazhdojë punën e tyre që të kemi projekte madhore, të vazhdojmë punën e mirë të qeverisjes, dhe unë personalisht si kandidat nga përvoja ime jetësore deri tani që kam pasur secilën punë që kam marrë përsipër, është realizuar si më së miri”.
Ai tutje shpalosi në disa pika, programin e Partisë Demokratike për komunën e Rahovecit.
”Programi ynë ka gjashtë pika ku ne koncentrohemi: Shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe agroturizmi, inovacioni dhe teknologjia, sporti, rinia dhe kultura si dhe zhvillimi ekonomik. Në arsim kemi shumë për të bërë, duke nisur nga laboratorët shkollorë, në shëndetësi duhet të intervenohen shumë në këtë pjesë, bazuar në reagencë, sepse qytetarët janë të detyruar në një formë të dalin nëpër laboratorët private për të kryer analizat vetëm për një neglizhencë për të cilën mund të reagohet më shpejtë”.
”Unë kam programin më të mirë, më të kapshëm dhe më praktik”.
”Kam shembuj që ka zvogëlim të siperfaqes mbjellëse dhe rënies së numrit të lopëve. Duhet të shkohet në subvencionim në produktin final. Koordinimi publiko-privat me bujkun do të jetë në në vi zingjirore që në fund kur bujku të deponojë në pikat grumbulluese, mund të barazojë me marrjen e të gjithave si pleh të pesticideve, dhe pjesa tjetër që mbetet edhe mund të paguhet”.
”Ideja për lehonat është pikërisht nga asambleistja e PDK-së, kështu që ish dasht të jepet kontribut”.
”Së pari do të fillojmë nga rritja e çerdheve. Duhet të kemi çdo vit nga klasa e pestë, teste me nxënës, që në koordinim prindër, nxënës të bëhet një udhëzim se ku janë më të fortë dhe ku të kenë prioritet për regjistrim në shkollën e mesme”.
”Në shkollat profesionale do të kenë bashkëpunim edhe me subjektet private, ku përveç teorisë do të kryejnë edhe praktikë, ku komuna do të kujdeset për të subvencionuar këto subjekte, e subjektet do të kujdesen të bëjnë një pagesë solide për këta nxënës, që shpenzimet dhe ushqimi të mbulohen nga ta. Kurse për studentët do të përkujdesemi që bursat të rriten sepse tashmë është zbritur nga 500 në 400 euro, kurse ne do ta rrisim në 600 euro”.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...