Google ADS

Lajçak në New York, do të ketë takime me krerët e Kombeve të Bashkuara

23:41 | 6 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka njoftuar se ka udhëtuar për në New York, ku pritet të ketë takime me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter. Lajçak ka qëndruar në Washington për tre ditë ku ka zhvilluar takime me zyrtarë amerikanë.

“Pas tre ditëve të ngarkuara me konsultime dhe diskutime me partnerët amerikane, zyrtarë të administratës dhe opinionistë në Washington, tani jam duke marr rrugë drejt NeW York për të takuar krerë të Kombeve të Bashkuara, komunitetin ndërkombëtar dhe grupe studimi”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme