Qytetarët britanikë nuk këshillohen më që t’i shmangin udhëtimet në 32 destinacione, përfshirë edhe Kosovën, tha të mërkurën Zyra e Jashtme britanike.
Më herët, ajo ka këshilluar kundër udhëtimit në 32 shtetet dhe rajonet në fjalë, për shkak të koronavirusit, edhe pse ato vende nuk kanë qenë në të ashtuquajturën listë të kuqe.
Zyra e Jashtme britanike tha se ndryshimi i politikës pason “përmirësimin e shëndetit publik në shumë vende” dhe “zvogëlimin e rrezikut për shtetasit britanikë”.
Në Kosovë, situata me koronavirus është përmirësuar javëve të fundit.
Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës raportoi për një viktimë nga koronavirusi dhe 41 raste të reja të të infektuarve.
Për krahasim, në muajin gusht, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë disa herë ka kaluar 30 në ditë.
Të enjten, Qeveria britanike pritet të shpallë ndryshime edhe në listën e kuqe, ku aktualisht ndodhen 54 vende.
Në listën e kuqe janë ato vende që Qeveria britanike thotë se nuk duhet të vizitohen – ”përveç në rrethanat më të jashtëzakonshme” – për shkak të situatës së tyre me koronavirus./REL/
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...