Xherdan Shaqiri ka nisur një aventure të re me skuadrën e Lyon-it pas 3 viteve të kaluar te Liverpool.
Edhe pse e kërkuan disa skuadra, Shaqiri vendosi të shkojë në Francë aty ku është përshtatur mjaft mirë. Në një intervistë për gazetën zvicerane “20min”,
Shaqiri ka treguar si Jurgen Klopp e ndaloi të kthehej në Itali ku destinacioni i mundshëm mund të ishte Milani, pas kuqezinjtë patën një interesim konkret në verë.
“Një vit më parë doja të ikja nga Liverpooli dhe përveç Lionit më donin edhe ekipe në Spanjë dhe Itali. Klubi nuk më la të shkoj. Këtë verë bisedova me trajnerin dhe gjithçka u zgjidh.
Ai më shkruajti kur u përfundua marrëveshja dhe më tha se unë jam një lojtar i mirë dhe një djalë i mirë. Ne gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë. Kurrë nuk kemi pasur probleme, unë thjesht kam dashur të përballem me një sfidë të re pasi është normale në futboll dhe Klop më ndihmoi me këtë.
E ardhmja? Unë nuk kam një plan specifik.
Unë kurrë nuk kam menduar se do të luaja për Liverpoolin. ose me Bajernin,tani dua të vazhdoj të luaj në nivelin më të lartë për aq kohë sa trupi im do të më lejojë”- ka thënë Shaqirit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...