Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka është ndarë i lumtur me arritjen e xhudistes, Erza Muminoviq, që fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror për junior.
Ai ka thënë se në ndeshjen gjysmëfinale ku pësoi humbje shkaku i dënimeve, përballja është dashur të vazhdojë, por gjyqtari vendosi.
Më poshtë reagimi i Driton Kukajt në faqen e tij në ‘Faceboook’, ku e ka cekur se në Itali me xhudistet e reja ndodhet trajneri Fatos Tabaku.
“Xhudo gjithmonë për Kosovën! Erza e bronztë në Kampionatin Botëror U21! Ishte një ditë e shkëlqyeshme për Erzen, medalja e saj e parë Botërore”.
“Mposhti garueset nga Mongolia, USA dhe Azerbajxhani pas arritjes në gjysmëfinale ku u mposht tri me dy me dënime me italianen, sipas meje lufta do duhet të vazhdoj tutje për të kërkuar finalisten!”.
“Por referi mendoj ndryshe. Në luftën për medalje mposhti Spanjollen në mënyrë të sigurt dhe i siguroj vendit tonë medaljen Botërore!”.
“Shumë fat nesër për Fatjonen me garueset në Itali është Tosi në krye të detyrës!”, ka shkruar Kuka. /EO/
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...