Kosova dhe Shqipëria do të rrisin bashkëpunimin në fushën e drejtësisë

18:24 | 6 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka takuar ditën e sotme homologun e saj nga Shqipëria, Ulsi Manja, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri.

Në këtë takim u diskutua për ecurinë e reformave në drejtësi në dy vendet, agjendat legjislative, nismat e ndërmarra dhe të planifikuara, forcimin e bashkëpunimit juridik, si dhe këmbimin e përvojave në aspektet pozitive për të përfituar sa më shumë nga praktikat e mira të njëra-tjetrës për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Shqipëria dhe Kosova do rrisin bashkëpunimin, si nevojë e domosdoshme që të dy vendet, përkrah e në ndihmë të njëra-tjetrës, të forcojnë sistemin e drejtësisë me qëllim të krijimit të një ambienti më të mirë për qytetarët e të dy republikave tona./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme