Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

17:28 | 6 Tetor 2021
KRG

Sporti i xhudos po vazhdon t’i sjellë suksese Kosovës.

Kësaj radhe ishte Erza Muminoviq ajo që ka arritur një sukses tejet të madh në Kampionatin Botëror.

Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë të botës në Kampionatin Botëror të Juniorëve (U-21), që po mbahet në Olbia të Italisë.

Erza në luftën për të bronztën mundi Ariana Toro Soler të Spanjës, në kategorinë deri 52 kilogramë.

Në përgjithësi, xhudistja jonë fitoi katër luftëra, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë.

Humbjen e vetme e pësoi në gjysmëfinale, por që u rikthye furishëm më pas duke fituar luftën për medaljen e bronztë duke i sjellur një tjetër medalje shtetit të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme