Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për medie ka thënë se marrëveshje për targat është duke u zbatuar.
Siç njofton MPB që nga 4 tetori e deri më 6 tetor janë lëshuar 6.365 stikersa.
“Sa i përket administrimit të stikersave, njoftojmë qytetarët se nga data 04 tetor deri më sot (06 tetor) janë lëshuar gjithsej 6,365 stikersa prej të cilave 4,698 nga Pikat e Kalimit Kufitar dhe 1,667 nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve. Ndër komunat me më së shumti kërkesa për stikersa nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve bëjnë pjesë: Zveçani (338), Graçanica (329), Zubin Potoku (228), Leposaviqi (198), Gjilani (109), Shtërpce (88), Kamenica (53), Obiliqi (53), Novobërda (48), e të tjera”, thuhet në komunikatë.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët gjithashtu se deri në këto momente puna në Pikat e Kalimit Kufitar dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve është duke vazhduar pa asnjë incident dhe marrëveshja po zbatohet në përpikëri.
Në fund Ministria e Punëve të Brendshme u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me stikersa deri me 8 tetor në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe stacionet më të afërta policore, në të kundërtën Policia e Kosovës do të gjobitë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e zbatojnë këtë vendim./arbresh.info/
Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e...
Shtohen disa shërbime të reja në Neurokirurgji
Feyenoord – Leverkusen, formacionet zyrtare
Komisioni Disiplinor merr vendimet për dhunën në ndeshjen De...
Vriten dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...