Google ADS

Vuçiq i “zhgënjyer”: Pa e zgjidhur problemin me Kosovën, s’mund të jemi anëtar në BE

15:37 | 6 Tetor 2021
V. S.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është deklaruar pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Slloveni ku prezentë ishin edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Ai tha se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE -së derisa siç tha ai të mos zgjidhen problemet me Kosovën.

“Pa zgjidhur problemin me Prishtinën, Serbia nuk mund të jetë anëtare e BE –së”.

“Unë mendoj se të gjithë e kuptuan. Pra, unë dua të besoj se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është vërtet në BE, por askush nuk ka të drejtë të na fajësojë për faktin se jetojmë dhe mbijetojmë. Njerëzit duhet të jetojnë jetën dhe të mendojnë se si do të mbijetojnë sot. Kështu duhet të mendojmë”, tha Vuçiq./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme