Në prag të Samitit në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë.
Në këtë takim të familjes politike të social-demokratëve të Evropës u bë thirrje për dialog të fokusuar në arritjen e një të ardhmeje paqësore evropiane për Ballkanin Perëndimor. Fryma dhe tradita evropiane e dialogut dhe solidaritetit është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe perspektivën evropiane në Ballkanin Perëndimor, u tha në takim.
“Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të jetë i besueshëm dhe i qëndrueshëm dhe Këshilli Evropian duhet të dërgojë një mesazh të qartë mbështetjeje për zgjerimin, për perspektivën evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor, u theksua në takimin e sotëm që mbajtën kryeministrat dhe udhëheqësit nga Partia e Socialistëve Evropianë dhe partitë simotra të saj nga rajoni”, thuhet në komunikatën e qeverisë.
Në këtë takim morën pjesë: Sergei Stanishev, President i Partisë së Socialistëve Evropianë, Antonio Costa, Kryeministër i Portugalisë, Pedro Sanchez, Kryeministër i Spanjës, Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së, Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, Tanja Fajon, udhëheqëse SD, Slloveni, Pedja Grbin, udhëheqës i SDP, Kroaci, Fofi Gennimata, udhëheqëse PASOK, Greqi, Alexis Tsipras, udhëheqës Syriza, Greqi, Sasa Magazinoviq, kryetar SPD, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Giacomo Filibeck, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Partisë së Socialistëve Evropianë./arbresh.info/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...