Google ADS

Kurti në Slloveni: Kurrë s’kemi marrë një vaksinë të vetme nga Rusia ose nga Kina

11:13 | 6 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Në Brdo të Sllovenisë po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. 

Në këtë samit po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton arbresh.info . Kurti foli para medieve ndërkombëtare me të arritur në vend-ngjarje.

Ai u pyet nga gazetarët aty nëse Kosova kishte marrë vaksina anti-Covid nga Rusia dhe tha se Kosova nuk ka marrë asnjë vaksinë të vetme nga Rusia dhe Kina, duke potencuar faktin se Evropa është fati i Kosovës.

“Sigurisht që jo, ne kurrë nuk kemi marrë një vaksinë të vetme nga Rusia ose nga Kina, BE është fati ynë, Evropa është kontinenti ynë”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme