Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, po merr pjesë në Samitin e Bashkimit Europian në Slloveni për Ballkanin Perëndimor, në të cilin po merr pjesë edhe Kosova.
Siç raporton mediumi “El Nacional” i Spanjës – atyre i është garantuar që pasi Spanja nuk e njeh Kosovës si shtet, nuk do të ketë simbole që e identifikojnë si të tillë.
Samiti i BE-së, Ballkani Perëndimor, është një takim periodik që vitin e kaluar u mbajt me videokonferencë për shkak të pandemisë.
Herën e fundit që u thirr personalisht, në vitin 2018, nuk mori pjesë presidenti i atëhershëm i Spanjës, Mariano Rajoy, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.
Në atë samit, simbolet e shtetit të Kosovës u shmangën dhe kjo është ajo që do të ndodhë përsëri në Lubjanë pas kërkesave të Spanjës për këtë, shkruan gazeta me seli në Katalonjë./kk/
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale