Shkencëtarët besojnë se ata kanë arritur që të sqarojnë se pse disa njerëz që janë të prekur nga koronavirusi kanë infeksion në gishtat e tyre të këmbës.
Sipas tyre infeksioni në gisht mund të një efekt anësor i kalimit të trupit në modalitetin e sulmit për të luftuar virusin, transmeton portal arbresh.info
Studiuesit thonë se ata kanë identifikuar pjesët e sistemit imunitar që duket se janë të përfshira.
Gjetjet e publikuara British Journal of Dermatology, mund të ndihmojnë me trajtimet për të lehtësuar simptomat.
Mund të ndodhë në çdo moshë, por më së shumti prek fëmijët dhe adoleshentët.
Për disa ky lloj infeksioni është pa dhimbje, por skuqja mund të bëhet edhe e dhimbshme dhe të kruhet.
Sipas shkencëtarëve, disa adoleshentë që përjetuan këtë lloj infeksioni mesi kanë ecur.
Te disa njerëz ky lloj infeksioni mund të shërohet më shpejt, ndërsa ted isa edhe mund të zgjasë.
Këto gjetje të studimit të fundit, të bazuara në testet e gjakut dhe lëkurës, sugjerojnë se dy pjesë të sistemit imunitar mund të jenë në lojë, të cilat përfshijnë mekanizma për të luftuar koronavirusin.
Njëra është një proteinë antivirale e quajtur interferoni i tipit 1, dhe tjetri është një lloj antitrupi që sulmon gabimisht qelizat dhe indet e vetë personit, jo vetëm virusin pushtues.
Shkencëtarër nga Universiteti i Parisit kanë studiuar më shumë se 50 njerëz që kanë pasur këtë lloj infeksioni në pranverën e vitit 2020.
Ata shpresojnë se gjetjet do të ndihmojnë pacientët dhe mjekët të kuptojnë më mirë gjendjen.
Megjithatë, në shumicën e rasteve ky lloj infeksioni zakonisht ndodh në stinë të ftohtë dhe tek njerëzit që kanë probleme me qarkullimin e gjakut.
Njerëzit që përjetuan këtë lloj infeksioni të lëkurës në gishtat e këmbës janë parë gjatë fillimit të pandemisë, ndërsa ka qenë shumë më pak i shfaqur gjatë përhapjes së variantit Delta, transmeton portal arbresh.info
Problemet e lëkurës të lidhura me Covid mund të shfaqen mjaft kohë pas infeksionit akut dhe tek njerëzit që nuk kanë simptoma të tjera, kështu që lidhja me virusin mund edhe të mos bëhet./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...