Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur qëndrimin e qartë se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Ndryshimet pozitive në fuqizimin e demokracisë janë mjaftë të rëndësishme sipas saj.
“Duam të dërgojmë një mesazh të qartë se Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian. Ne ndajmë të njetën histori, të njëjtat vlera dhe të njëjtin fat. Ka ende për të bërë në sundim të ligjit, në drejtësi dhe lirinë e medieve. Substencial është plani ekonomik dhe i investimit”, është shprehur von der Leyen, shkruan arbresh.info.
I organizuar nga presidenca sllovene e Këshillit në Brdo, samiti BE-Ballkan Perëndimor do të mbledhë udhëheqës nga shtetet anëtare të BE -së, gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova.
Charles Michel, President i Këshillit Evropian, do të kryesojë samitin. Presidenti Michel dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, do të përfaqësojnë BE -në.
Samiti është pjesë e angazhimit strategjik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, në përputhje me Axhendën Strategjike 2019-2024. Ai pason Samitin BE-Ballkan Perëndimor 2018 në Sofje dhe samitin 2020 BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb, i cili u mbajt përmes video-konferencës.
Samiti do të përbëhet nga një sesion plenar i ndjekur nga një sesion vetëm i udhëheqësve, shkruan arbresh.info.
Diskutimet do të përqëndrohen në riafirmimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, i cili është me interes strategjik reciprok dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjike, zhvillimin e bashkëpunimit tonë dhe rimëkëmbjen socio-ekonomike të rajonit, në kontekstin e pandemisë në vazhdim Covid-19.
Diskutimet përqendrohen edhe në zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve (EIP), i cili përcakton një paketë të konsiderueshme investimesh dhe do të gjenerojë rritje më të qëndrueshme, të gjelbër, dixhitale dhe të fokusuar tek njerëzit, duke përfituar rajonin dhe Evropën në tërësi, intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, dhe eksplorimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në çështjet politike dhe të sigurisë me interes reciprok.
Për sesionin plenar, drejtuesve do t’u bashkohen përfaqësues të Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Në fund të takimit, udhëheqësit e BE pritet të miratojnë një deklaratë, me të cilën liderët e Ballkanit Perëndimor janë të ftuar të përafrohen./arbresh.info/
Shukri Buja lirohet nga të gjitha akuzat në Hagë
Sejdiu: Tottenham ka avantazh të lehtë ndaj Galatasaray
Biden garanton se do të ketë transferim paqësor të pushtetit
Dafina Zeqiri me bashkëpunim të ri, projekti muzikor titullo...
Edhe PDK-ja dërgon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik...
Gjesti ia shpreh Xhenetës një dëshirë të çuditshme