Moti për sot vranët dhe me riga shiu

07:19 | 6 Tetor 2021
S D

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

IHK njofton se të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme