Kryeministri australian Scott Morrison tha se turistët mund të vijnë në Australi vetëm nga viti i ardhshëm, pasi përparësi i është dhënë ardhjes së imigrantëve të kualifikuar dhe studentëve ndërkombëtarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për Kanalin 7 të Australisë, Morrison foli në lidhje me përparësitë që do t’u jepen personave që do të vijnë në vend përmes kufijve ndërkombëtarë, të cilët janë mbyllur që nga marsi 2020 për shkak të pandemisë COVID-19 dhe është vendosur të rihapen në nëntor.
Ai tha se përparësi do t’u jepet australianëve jashtë vendit dhe se edhe qytetarët që kanë marrë dy doza të vaksinës do të karantinohen për shtatë ditë në shtëpitë e tyre.
“Nëse jeni të vaksinuar dy herë jashtë vendit dhe banoni në Australi, nëse jeni shtetas australian, nëse jeni anëtar i familjes së shkallës së parë, ju mund të udhëtoni brenda këtyre rregulloreve”, tha Morrison.
Kryeministri australian tha se turistët që do të vijnë në Australi nuk radhiten në dy vendet e parë në listën e përparësive dhe kjo kategori do të mund të hyjë në vend nga viti 2022.
“Prioriteti tjetër janë imigrantët e kualifikuar, gjë që është shumë e rëndësishme për vendin, si dhe studentët që kanë ardhur në Australi dhe janë kthyer, dhe që të dyja këto kategori duhet të jenë të vaksinuar me dy doza. Unë besoj se do të presim vizitorë ndërkombëtarë vitin e ardhshëm”, deklaroi Morrison.
Morrison njoftoi se kufijtë, të cilët janë mbyllur për qytetarët australianë dhe rezidentët e përhershëm që nga marsi i vitit 2020 me përhapjen e COVID-19, do të hapen në nëntor nëse norma e personave të vaksinuar me dy doza do të shkojë në 80 për qind.
Në Australi, normat e vaksinimit me dy doza pritet të arrijnë në 80 për qind deri në fund të tetorit. Deri më tani, 57,4 për qind kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse 79,9 për qind një dozë.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...