Kandidatja për asamble në Komunën e Prishtinës nga radhët e AKR-së, Delvina Tahirsylaj, tha se AKR-në duhet votuar se e ka dëshmuar me punën që ka kryer përgjatë këtij mandati.
“AKR-në duhet votuar se e ka dëshmuar veten me punën që ka kryer dhe mbështetjen maksimale të qytetareve me kërkesat e tyre. Ekipi i AKR-së përbëhet nga një grup profesionistësh që e kanë dëshmuar veten në shumë fusha”, tha Delvina Tahirsylaj.
“Roli i një asambleisti përveç që e ka rolin legjislativ, ai duhet të ketë si obligim të jetë sa më i dinjiteshëm në përfaqësimin e qytetarëve për votën që edhe po e kërkojmë”.
Tutje, Delvina Tahirsylaj tha se AKR-ja është përqendruar edhe në fshatra, jo vetëm në qytet.
“Sa i përket asamblistëve të partisë së AKR-së, e kanë treguar dhe dëshmuar veten se kanë çuar shumë projekte përpara, si shembull shtrimin e shumë rrugëve në fshatra, nuk jemi fokusuar vetëm në qytet, por edhe në periferi”.
Delvina Tahirsylaj tha se kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, i njeh lagjet, nuk ka asnjë afer politike.
“Zoti Gëzim Mehmeti përveç faktit që është lindur dhe rritur në Prishtinë, ka ndërtuar 913 rrugë në kohën sa ka qene drejtor, e njeh çdo cep të Prishtinës, nuk ka fjalë shumë, por ka punë shumë, nuk ka asnjë afer politike”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...