Google ADS

Aksidenti te ‘Rruga e Kombit’, ndërron jetë një nga të plagosurit

22:38 | 5 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Rrëshen.

Dy automjete, një “Ford” dhe një “Renault” u përplasën ‘kokë më kokë’ në “Rrugën e Kombit”. Katër persona mbetën të plagosur rëndë.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shqipërisë

“Në vijim të informacionit paraprak, ju informojmë se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin”, thuhet në njoftim.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:55. Mësohet se automjeti tip “Renault” është përplasur kokë më kokë me automjetin tip “Ford.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme