Google ADS

Abdixhiku në Samitin e EPP-së kërkon njohje të Kosovës nga pesë vendet e BE-së

21:54 | 5 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku në Samitin e Partive Popullore Evropiane (EPP) për Ballkanin Perëndimor, ka kërkuar që liberalizim të vizave për Kosovën dhe njohje nga pesë vendet e BE-së.

Takimi u organizuar në vigjilje të Samitit të BE-së që do të mbahet nesër për Ballkanin Perëndimor në Slloveni.

“Kryetari Abdixhiku kërkoi që BE-ja të aplikojë standarde të njëjta për këtë pjesë të rajonit duke liberalizuar vizat për Kosovën dhe që pesë vendet tjera të BE-së të njohin Republikën e Kosovës si dhe të hapin rrugën e shtetit tonë drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatën e LDK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme