Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e radhës në pragë të sfidës me Suedinë.
Dardanët u grumbulluan të hënën ku mbajtën një stërvitje, derisa edhe sot trajneri Bernard Challandes ka nxjerrë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” futbollistët e ftuar për tu stërvitur.
Në stërvitjen e ditës së sotme, Kosovës i janë bashkuar edhe Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj dhe Herolind Shala.
Ndërkohë dy mungesat ishin ajo e Bersant Celinës dhe Lirim Kastratit.
Dy lojtarët që kanë munguar sot pritet që nesër t’i bashkohen pjesës tjetër të ekipit në stërvitje.
Kosova luan ndaj Suedisë të shtunën në Stockholm, derisa tri ditë më vonë presin Gjeorgjinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...