Presidenti i Federates së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si zakonisht edhe sot e ka ndjekur nga afër stërvitjen e Kombëtares së Kosovës, teksa për disa çaste ka bashkëbiseduar me futbollistin, Toni Domgjoni, i cili është prurja më e re në ekipin kombëtar.
Ademi edhe një herë i ka dëshiruar mirëseardhje në radhët e Dardanëve futbollistit të klubit holandez, Vitesse, duke uruar që ai të ambientohet sa më shpejtë me ekipin dhe të ketë rrugëtim të suksesshëm me Kosovën, me shpresën se shembullin e tij do ta ndjekin edhe shumë talente tjerë kosovarë që janë zhvilluar si futbollistë në Evropë.
Ndërsa futbollisti Toni Domgjoni e falënderoi presidentin Ademi për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë si nga ana e stafit, ashtu edhe nga bashkëlojtarët dhe u zotua se do të japë më të mirën e tij në fanellën dardane. /arbresh.info/
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë