Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj i ka çmimin “Çelësi i Qytetit të Tiranës”, zëvendëskryeministrit shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Këtë e ka bërë të ditur Abazoviq, në një postim në Twitter ku u shpreh i lumtur.
“Jam i nderuar të jem personi i parë nga Mali i Zi që merr çmimin “Çelësi i Qytetit të Tiranës”, ka shkruar Abazoviq krahas fotografisë me Veliajn.
Ndërsa Qeveria e Malit të Zi thotë se Abazoviq vuri në dukje se ky çmim duhet të hapë zemrat e qytetarëve të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“Sot, zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq iu dha Çelësi i Qytetit të Tiranës nga Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit shqiptar, Erion Veliaj. Abazoviq vuri në dukje se Çelësi simbolik i Qytetit të Tiranës duhet të hapë zemrat e qytetarëve të dy vendeve”, thuhet njoftimin e Qeverisë të bërë publik në Twitter.
Pripala mi je čast što sam prvi čovjek iz Crne Gore koji je dobio nagradu Ključ grada Tirane.
Hvala @erionveliaj
Jam i nderuar të jem personi i parë nga Mali i Zi që merr çmimin Çelësi i Qytetit të Tiranës.
Faleminderit @erionveliaj pic.twitter.com/Mk5NqH0YII
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) October 5, 2021
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...