Izraeli është pajtuar që t’i shesë Republikës Çeke sisteme për mbrojtje ajrore “Spyder” përmes një marrëveshjeje me vlerë 520 milionë dollarë, njoftoi të martën Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.
Marrëveshja është nënshkruar për katër bateri të sistemit “Spyder”, i cili mbështetet në raketa ajër-ajër dhe është i zhvilluar për t’i penguar kërcënimet nga ajri, përfshirë aeroplanët, helikopterët dhe dronët. Këto sisteme do të prodhohen nga kompania izraelite, “Rafael”.
“Kjo është hera e parë që Izraeli do t’i ofrojë një shteti të NATO-s një sistem të plotë të mbrojtjes ajrore”, tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes në Izrael, Amir Eshel.
Lubomir Metnar, ministër i Mbrojtjes në Çeki, tha se marrëveshja do t’i fusë forcat e armatosura të vendit të tij në shekullin XXI në fushën e mbrojtjes ajrore, shkruan Reuters.
Ministria tha se në zbatimin e marrëveshjes mes dy vendeve do të përfshihet edhe industria e mbrojtjes në Çeki.
Ndryshe, javën e kaluar u njoftua se Franca pritet që t’ia shesë 52 topa të tipit “Caesar” Republikës Çeke në marrëveshjen që e kap vlerën e 257 milionë eurove, në kohën kur Parisi po bën përpjekje për autonomi më të madhe të Evropës në fushën e mbrojtjes, tha javën e kaluar një zyrtar i Ministrisë së Forcave të Armatosura.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...