Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga 11 tetori do të shpall konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në akademitë prestigjioze, në Akademinë Ushtarake West point dhe Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së.
Sipas njoftimit thuhet se konkursi do të jetë i hapur deri më 25 tetor 2021.
“Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes për shkollim në këto akademi, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, do të ju njoftojmë në shpallje të konkursit. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me partnerët amerikan, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces fer dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen Më të mirët prej më të mirëve”, thuhet në njoftim.
Ministria ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohje të përjetshme për SHBA-në për mbështetjen e pa rezervë dhe të pazëvendësueshme për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë.
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...