Me zgjerimin e rrjeteve sociale, krijohet përshtypja se kjo hap mundësinë për egocentrizëm më të madh te disa njerëz. Pyetja është nëse dhe në çfarë mënyre mundësia e publikimit të fotografive nxit narcizizmin?
Narcizmi është kur njeriu i jep vetes një imazh madhështor, transmeton portal arbresh.info
Një studim i kryer së fundmi ka sjell me vete një nevojë të parezistueshme që njerëzit kanë për t’i dhënë vetes kur është fjala te pamja dhe personaliteti i tyre.
Ky çrregullim i personalitetit i ka rrënjët në fëmijërinë më të hershme dhe shfaqet gjatë rritjes. Forma parësore e narcizmit ndodh në vitin e parë të jetës, kur fëmija është i fokusuar në marrëdhënien e tij me nënën e tij.
Njerëzit narcisistë kanë një vetëbesim bazë të brishtë, dhe kur përjetojnë dëmtimin e një imazhi madhështor të krijuar nga vetja e tyre, ndodh agresioni. Kjo sjellje zhvillohet në një çrregullim narcisist të personalitetit.
Sot, rrjetet sociale janë një vend i përshtatshëm për të njohur një person narcisoid.
Psikologët besojnë se mediat sociale nuk e nxisin narcizmin, por vetëm e bëjnë më të dukshme.
Një në gjashtë nga njëqind njerëz kanë çrregullim narcisist të personalitetit dhe rrjete sociale i kanë bërë ato më të dukshme.
Asnjë qenie nuk mund të jetojë pa prezencë dhe pa ndërveprim me njerëzit e tjerë, prandaj në bazë të pëlqimeve dhe komenteve mbi foton e një personi, mund të shfaqet edhe personaliteti narciosid i një personi.
Megjithatë, dashuria për veten nuk është e dëmshme, narcizmi i shëndetshëm, është i nevojshëm në zhvillim dhe na mundëson të ndërtojmë vetëvlerësim. Nga ana tjetër, filli midis narcisizmit të shëndetshëm dhe patologjik është jashtëzakonisht i hollë, dhe kur kalohet kufiri, zgjidhja është psikoterapia./arbresh.info/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...