SHBA: 1 në 5 punonjës të kujdesit shëndetësor kanë lënë punën gjatë pandemisë

11:03 | 5 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Gati 1 në 5 punonjës të kujdesit shëndetësor në SHBA kanë lënë punën gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në një sondazh me punonjësit e kujdesit shëndetësor, i cili u krye në 2-8 shtator nga Morning Consult, tregoi se 18 përqind e punonjësve mjekësorë të anketuar lanë punën e tyre gjatë pandemisë. Për më tepër, 31 përqind raportuan se të paktën kishin menduar të linin punën e tyre, shkruan Hill, transeton portal arbresh.info

Si aryse të largimit ata kanë përmendur pagën e ulët, frikën nga siguria lidhur me pandeminë dhe lodhjen si një nga arsyet për largim.

Ekspertët amerikanë thonë se këto largime mund të kenë ndikim të dëmshëm në sistemin mjekësor.

“Jemi duke përjetuar një humbje të fuqisë punëtore në një fushë që tashmë ishte e mangët para fuqisë punëtore edhe para goditjes nga pandemia”, tha Dharam Kaushik, urolog në Universitetin e Shëndetit të Teksasit, San Antonio.

Mbi gjysma e punonjësve të kujdesit shëndetësor të anketuar thanë se shëndeti i tyre mendor u përkeqësua në pandemi dhe 42 përqind thanë se jeta e tyre e përditshme ka kaluar në vuajtje gjatë pandemisë.

Pavarësisht atyre që kanë zgjedhur të largohen nga fusha, sondazhi tregoi se shumica e punonjësve të kujdesit shëndetësor ishin optimistë për të ardhmen e industrisë së tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme