Google ADS

Flet dëshmitari i tretë për ndalimin në Zllashë: Natën nuk mund të fle, shoh ëndrra, bërtas

10:53 | 5 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë edhe sot gjykimi kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Gjatë ditës së djeshme Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar pyetjet për dëshmitarin e tretë kundër Mustafës, ndërsa sot dëshmitari është duke i’u përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes së viktimave dhe avokatit të Salih Mustafës, shkruan arbresh.info

Më të nisur seanca, mbrojtja e viktimave ka kërkuar ka dëshmitari që të flas më gjerësisht për pasojat fizike që mund t’i ketë edhe sot, e që ai pretendon se i ka si pasojë e dhunës fizike që është ushtruar mbi të në Zllashë.

Ai ka deklaruar se pasojat fizike që ai mbartë edhe sot janë shumë të rënda e të tmerrshme, duke marrë shembull se ai, sapo të shikon ndonjë film që mund të ketë motive të luftës, ose ngjashëm, e përjeton shumë keq atë.

“ P.sh një film më kshyr me luftë kur të shkoj me flejt në mbrëmje, bërtas, djersitem shume, mirëpo falë famijes që më kupton, ata i kanë mësu këto gjana tani. E krejt këto mi kujtojnë këto dhimbjet e mija, zërat e njerëzve, krejt ato sene m’kthehen”, ka deklaruar dëshmitari i tretë.

Aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.

Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai  akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme