Një organizatë franceze ka paralajmëruar për izolimin në rritje të të moshuarve.
Një studim i publikuar gjatë javës së kaluar tregoi se të moshuarit në Francë mund të kalojnë javë, apo edhe muaj, pa marrë një vizitë ose një telefontë, transmeton portal arbresh.info
Në krahasim me vitin 2017 ku të moshuarit të izoluar ishin rreth 300 mijë, tani numri i tyre është rritur në 530 mijë.
Gjithnjë e më shumë të moshuar janë viktima të “vdekjes shoqërore”, sipas organizatës Les Petits Frères des Pauvres, e cila publikoi raportin e saj vjetor një ditë para ditës ndërkombëtare të personave të moshuar.
Kjo çështje është theksuar nga tranzicioni demografik dhe pasiguria në rritje, veçanërisht që nga fillimi i epidemisë Covid-19.
Si rezultat i kufizimeve shëndetësore, numri i të moshuarve që janë izoluar nga familja dhe miqtë e tyre është dyfishuar në katër vitet e fundit.
Me pensione shumë të ulëta, gjithnjë e më shumë të moshuar nuk mund të përballojnë të shkojnë në kinema, në restorante apo të udhëtojnë. Shumica e atyre që janë “të vdekur shoqërisht” fitojnë më pak se 1.000 euro në muaj.
Ndër rekomandimet e bëra nga raporti janë prioritizimi i aktiviteteve në natyrë për të luftuar humbjen e autonomisë dhe izolimit, prodhimi i të dhënave zyrtare mbi këtë çështje dhe eksperimentimi me një sistem alarmi për të identifikuar situatat e “vdekjes sociale”.
Organizata që kreu hulumtimin tashmë ka filluar një fushatë ndërgjegjësimi rreth ndihëms së të moshuarve të izoluar dhe lidhjes së tyre me botën e jashtme./arbresh.info/
Ndeshja Zvicra – Kosova luhet nga ora 20:30
Arioni-Anës: Shoqja jote po mendon se unë i kam shfrytëzuar ...
Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të r...
Venecia po rekruton gondolierë të rinj/ Pagesa e tyre është ...
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njoh...
“Lona, oj bukuroshe”, banorët ngacmojnë Drilonin pasi mbathi...